SHPËRNDAJE
loading...

Lidhja e Genc Prelvukaj dhe Eni Koçit po përflitet shumë kohët e fundit. Por kjo nuk është hera e parë që Genci merr vëmendjen mediatike për shkak të lidhjeve. Edhe martesa me modelen Arta Arifi është përfolur shumë.

Arta ka qenë modele. Është shpallur “Miss sharmi i Kosovës” dhe ka qenë shoqëruesja e parë e Miss Shqipërisë. Mirëpo pas ndarjes nga Genci, Arta u mbulua me shami dhe siç tha ajo atëherë gjithçka nisi pas një ëndrre që kishte parë.

“Dikur nuk besoja në ëndrra…mirëpo në ëndrrën që kam parë ndodhi diçka. Pashë një ëndërr të pazakonshme, sikur e lexoja kuranin në gjuhën arabe, isha e mbuluar me petkun e bardhë, ndërsa të njëjtën kohë sikur një burrë ma ruante derën ku unë lexoja dhe ishte me mjekër të madhe dhe i shqetësuar”.

“Kur më doli gjumi e dëgjova ezanin…nuk më bëri përshtypje sepse e kisha dëgjuar shumë shpesh. Ndryshe nga herët e tjera, atë ditë më bëri përshtypje. Më thanë që ta dëgjoja një ligjëratë të Shefqet Krasniqit, ku e shpjegonte një ëndërr të një krishteri. “Kur e dëgjova ligjëratën e tij deri në fund, fillova të ndihesha ndryshe”, ka thënë Arta.
Nga martesa e tyre ata kanë edhe një djalë, Gjinin.

E ngjashme:  Enca dhe Noizy triumfojnë në ‘Zhurma Show’ (Foto/Video)
REKLAMË
loading...

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here