SHPËRNDAJE
loading...

Nëse objektivi juaj është të dobësoheni e të tonifikoheni, atëherë është shumë e rëndësishme që të mos e konsideroni thjesht një rënie në peshë.

Të humbasësh kilogramë të tepërt sigurisht të bën të ndihesh mirë, por nëse këto kilogramë janë muskuj të çmuar, atëherë ju po dëmtoni aftësinë tuaj për të rënë në peshë.
Në mënyrë që të siguroheni që pesha që po humbisni është DHJAM dhe jo MUSKUL atëherë bëni mirë t’u kushtoni vëmendje të veçantë këtyre këshillave:

Mbani shënime

Vullneti që nevojitet për të mbajtur shënim për atë çka konsumoni është i barabartë me dëshirën që keni për të hequr kilogramët e tepër të dhjamit. Të qënurit serioz për rënien në peshë do të thotë të mbash shënim për çdo kalori që konsumon, të sigurohesh që ato kalori përmbajnë mjaftueshëm proteina dhe të dini të ndaloni kur keni arritur sasinë e rekomanduar ditore.

Hani mëngjes

Si një nga këshillat thelbësore të të gjitha kohërave, një mëngjes i shëndetshëm, i cili përmban një burim proteinik do të ndihmojë trupin tuaj të ketë kalori të mira për të djegur përgjatë orëve të paradites, duke ju lënë të ngopur dhe duke ju frenuar nepsin për ndonjë snack të pashëndetshëm.

Evitoni qëndrimin pa ngrënë për një kohë të gjatë

Zakonisht ata që mbajnë dieta, qëndrojnë pa ngrenë me orë të tëra, deri sa vjen momenti që nuk durojnë dot më. Për fat të keq, në këto raste bëhen zgjedhje shumë të këqija, pasi kur “të ndizet llampa”, nuk di më se çfarë ha pastaj. Mbani me vete snack të shëndetshëm (me përmbajtje të lartë proteine dhe me sasi ulët karbohidratesh) dhe pini sa më shumë ujë, për të evituar të ngrënit edhe atëherë kur keni thjesht etje.

Vlerësoni rutinën

Sigurisht, ju sapo mbaruat së ngrituri pesha për një orë dhe vrapuat 10km. Por, ndoshta ju nuk keni djegur aq shumë kalori sa ç’mendonit. Për të evituar mbingrënien pas një seance stërvitore, hani diçka të shpejtë menjëherë pas seancës, por në sasi të vogla dhe pini sa më shumë ujë. Pastaj prisni. Truri juaj ka nevojë për kohë, që t’ju thotë se kur jeni të ngopur.

Qëndroni në shtëpi

Ndoshta restoranti juaj i preferuar po ju thërret, por mos e dëgjoni! Duke gatuar vetë darkën tuaj në shtëpi, do të mënjanoni shumë ‘gracka’, në të cilat mund të bini kur darkoni jashtë.

Reduktoni sasinë e alkoholit

Sigurisht pak verë të kuqe na e ka ënda të gjithëve, të ndihmon të qetësohesh e të ofron edhe disa të mira shëndetësore. Por, alkoholi na serviret sëbashku me një sërë kalorish të panevojshme. Për të evituar marrjen e kalorive të tepërta, mënjanoni gotën e alkoholit dhe pini ujë në vend të saj. Të jeni të sigurtë që përfitimet janë shumë më të mëdha.

Ridrejto

T’i qëndrosh strikt një plani për rënie në peshë është e vështirë. Nëse herën tjetër ju kap paniku, merrni telefonin dhe ikni nga zona e rrezikut (kuzhina) dhe merrni një mik apo të afërm në telefon e pyeteni si i vajti dita ose planifikoni një vajtje në kinema. Dilni e bëni diçka, merruni me një punë – mjafton që ta hiqni mendjen nga tundimi që do të shkatërronte çdo përpjekje tuajën.

E ngjashme:  Kemi dëgjuar se sheqeri është shkaktar i obezitetit dhe sëmundjeve të zemrës.

Flini gjumë 

Zakonisht prindërit apo gjyshërit na thonin shpesh “Asgjë e mirë nuk ndodh pas mesnate”. Kjo është një thënie që ka një të vërtetë brenda, sidomos nëse rënia në peshë është objektivi juaj. Bini të flini dhe evitoni tundimin për të ngrënë snack në darkë vonë dhe ndihmoni trupin që të funksionojë sa më mire!

Konsumoni perime jeshile (kjo është e para)

Ka shumë lloje ushqimesh mjaft të mira, për të cilat keni nevojë – mishi pa dhjam, bulmeti etj. Por, mos lejoni që këto të zënë pjesën më të madhe të dietës suaj. Fillojini vaktet tuaja me diçka të shëndetshme dhe jeshile, në mënyrë që të mund ta mbani sasinë e karbohidrateve sa më të ulët, sigurisht nuk duhet t’I eliminoni ato.

Bëni matjet

Juve ndoshta nuk ju pëlqen ideja të peshoheni apo të bëni matjet e trupit, por nëse nuk i bëni ato, nuk do të mund të kontrolloni progresin tuaj. Ashtu siç kontrolloni kaloritë, ashtu duhet të mbani nën kontroll kilogramët e humbur dhe të bëni rregullimet e duhura në regjimin e të ngrënit dhe në rutinën stërvitore nëse është e nevojshme.

Mos e lidhni Dietën me Jetën

Jeta vjen me uljet e ngritjet e saj. Dieta juaj nuk duhet të jetë e tillë. Kur ndiheni të stresuar, mos iu turrni ëmbëlsirave. Por, vishni atletet dhe dilni ecni.

Mbani djegien të vazhdueshme

Të stërviturit nuk supozohet të jetë një shëtitje në park. Për ta shtyrë trupin në potencialin e tij dhe për të djegur sa më shumë kalori, mos bëni pushime të gjata mes ushtrimeve. Mos pushoni më shumë se 30 sekonda pas një ushtrimi në mënyrë që trupi të vazhdojë të djegë kalori dhe kilogramë.

Thuajuni lamtumirë ëmbëlsirave

Të gjithë kanë nevojë për një ëmbëlsirë të shpejtë sipas rastit. Bëni çmos e juaja të jetë natyrale, më mire fruta sesa diçka krejt sheqer. Sipas studimeve të vazhdueshme është treguar që sheqeri I rafinuar luan një rol goxha të madh në shtimin në peshë, më shumë se çdo gjë tjetër.

Lëvizni tani!

Të pasurit e një programi stërvitor të mirë, të strukturuar dhe ndjekja e tij në mënyrë të rregullt është thelbësore për rënien tuaj në peshë. Bëni çmos që gjatë ditës tuaj të programoni qoftë edhe 15 minuta ecje të shpejtë në ditë. Do të ndiheni shumë më energjikë dhe kilogramët tuaj do të bien.

Mos hiqni dorë!

Ju mund të mendoni që të ndjekësh rregulla të tilla është e lehtë, por shumë pak njerëz e kanë forcën dhe kurajon e nevojshme që të ndjekin me vendosmëri një program stërvitor të gjatë, mjaftueshëm për të parë rezutatet e dëshiruara. Vini detyrë vetes që ju do të jeni një prej këtyre njerëzve.

REKLAMË

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here