SHPËRNDAJE
loading...

Policia e Kosovës në pikën kufitare në Jarinje sot rreth orës 14 kanë gjetur dhjetë paketime me narkotik të llojit mariuhanë.

Veriu.info mëson se ky aksion i policisë është zhvilluar në kuadër të planit operativ ”Ditët e veprimit të perbashktë – Tetor 2017”

Sipas burimeve të sigurta të portalit Veriu.info, narkotikët janë gjetur në automjetin “Peugeot 307”, të cilën ishte duke e drejtuar M. Aleksijevic, banor i Serbisë.

“Për momentin janë të arrestuar dy persona, shtetas të Serbisë”, thotë burimi i Veriu.info.

Mëson se në vendin e ngjarjes po pritet të dalin edhe njësitet e specializuara për narkotik të Policisë së Kosovës.

Ndryshe, Policia e Kosovës në pikën kufitare në Jarinje edhe shumë herë të tjera ka realizuar aksione të suksesshme, duke konfiskuar drogë dhe armë.

E ngjashme:  Si u takua në drekë prokurori me të akuzuarin? (Video)
REKLAMË
loading...

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here