SHPËRNDAJE
loading...

Punëtorët në mbarë botën shënojnë 7 Tetorin si ditë simbolike të luftës për sigurinë e vendeve të punës , për të ardhura të rregullta dhe të sigurta, sigurime shëndetësore , mundësin e organizimit sindikale, me të vetmin qëllim mbrojtjen e interesave të tyre dhe pjesëmarrjen e mirëfilltë në dialogun social.

Andaj, Dita Ndërkombëtare e “Punës së Pasigurtë”, ka përcaktuar si datë 7 Tetorin Ditë Ndërkombëtare të Sigurisë dhe Mbrojtjes së Shëndeti në Punë.

ILO-ja, (Internacional Labour Organization), si organizatë me shtrirje më të madhe ndërkombëtare që merret me çështjet e punës, në vazhdimësi hulumton dhe përcakton forma dhe metodologji të mbrojtjes së punëtoreve në vendet e punës përmes avancimit te proceseve tekniko teknologjike, si dhe krijimin e kushteve më të mira të punës, përmes akteve normative të quajtura konventa dhe rekomandime.

Një e dhënë e ILO-s, thotë nga 2.340.000 viktima në punë çdo vit, vetëm 321.000 janë për shkak të aksidenteve. Shuma e mbetur 2.020.000 vdekje janë të shkaktuara nga lloje të ndryshme të punës e që kanë lidhje me sëmundjet, dhe të cilat korrespondojnë me një mesatare ditore prej më shumë se 5.500 vdekje. Kjo është një mungesë e papranueshme e asaj që quhet “punë e denjë.”

E ngjashme:  Dy bullgare kanë vjedhur gra shqiptare në Shkup
REKLAMË

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here