SHPËRNDAJE
loading...

Përbërësit

1 ½
Gotë ujë i vakët
7 gr
Aditiv
3
Të bardha vezësh
1
Lugë gjelle sheqer
1
Lugë gjelle kripë
100 gr
Gjalpë
3 ½ – 4
Gota miell universal
½
Gotë fara susami
¼
Gotë vaj ulliri

 

  1. Përzieni në një enë të gjithë përbërësit përveç miellit. Pastaj shtoni ngadalë miellin dhe gatuani për 10 minuta.
  2. Bëni një brumë të butë, elsatik, dhe të ngjitshëm, më pas mbulojeni me ndonjë mbështjellëse.
  3. Lëreni të qëndrojë në një vend të ngrohtë për 1 orë. Vendoseni brumin në një enë pastaj grushtojeni e më pas formoni 8-10 copa.
  4. Pastaj me anë të ndonjë formë, formoni një unazë. Vendosni pak ujë në një pjatë të gjerë dhe farat e susamit në një pjatë tjetër.
  5. Vendosni simitet e formuara në një tepsi për pjekje apo letër pjekjeje duke lënë pak hapësirë mes tyre.
  6. Lërini rreth 2 orë derisa të fryhen mirë. Ngroheni furrën në temperaturë 230 gradë C dhe pjekni për 7-8 minuta e më pas reduktojeni temperaturën në 200 gradë C, ashtu që të jenë të buta nga brenda dhe të rreshkura nga jashtë, dhe pjekeni për 18-20 minuta derisa të theken mirë.
  7. Pasi t’i keni nxjerrë xhevrekët nga furra, lyeni përmbi me vaj ulliri. Shërbeni të ngrohta me krem djathi apo djath feta, ullinj të zinj dhe çaj turk. Simitet janë shumë të mira për mëngjes. Ju bëftë mirë!
E ngjashme:  Pilaf me mish viçi
REKLAMË

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here