SHPËRNDAJE
loading...

Specat e kuq turshi mund ti konsumoni me fasulet në dimër. Përmbajnë shumë antioksidantë dhe vlera ushqyese por kujdes me sasinë që do të konsumoni dhe me kripën.
Përbërësit:
5kg spec i kuq
400 gr sheqer
130 gr kripë
1 lt uthull të bardhë
1 vinobran (mbrojtës i verës që ndihmon ruajtjen e ushqimeve gjatë dimrit)
Përgatitja:
Fillimisht specat i pastrojmë nga farat dhe i ndajmë përgjysëm dhe i vemë në një enë të madhe ku do të mund ti përziejmë.
Në një enë tjetër përziejmë uthullën,sheqerin,kripën dhe vinobranin.
Me këtë përzierje  pluhurosim specat dhe i përziejmë me dorë në mënyrë që përzierja e kripës,sheqerit dhe uthullës të depërtoj nëpër speca.
Këtë përzierje e lemë për 24 orë duke e përzier kohë pas kohe.Kavanozat i pastrojmë,sperilizojmë në furrë të nxehtë dhe i mbushim me speca.
Përsipër kavanozat i mbushim me lëngun që kanë lëshuar specat gjatë qëndrimit 24 orësh
Kavanozat i mbyllim hermetikisht dhe i lemë në një vend të ftohtë dhe mundësisht të errët.

E ngjashme:  Kinderbueno Torte
REKLAMË

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here