SHPËRNDAJE
loading...

Chin Darachan nga Rayong i Tajlandës, po shkonte gjatë natës në tualetin që ndodhet përjashta tempullit, kur u sulmua nga një piton gjigant.

Murgesha që u sulmua nga gjarpri
Murgesha që u sulmua nga gjarpri

Reptili i gjatë tetë metra, ia ka mbështjellë murgeshës këmbët dhe pastaj tërë trupin, duke i pamundësuar lëvizjen.

“Bërtita me sa forcë kisha dhe atëherë erdhën pranë meje disa murgj. Shtrëngimi ishte i madh, derisa ata po e prisnin gjarprin me dara”, ka thënë Darachan.

Gruas së shtyrë në moshë, që nuk është më e gjatë se një metër e gjysmë, i janë bërë 20 qepje në trup shkaku i kafshimeve që pësoi, por tash ka gjendje të mirë shëndetësore.

E ngjashme:  Blloku spektakolar i Rrugës së Luanit Lion - Video
REKLAMË

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here